10 vendet me më shumë Meshkuj se Femra (2025)

Në pamje të parë, raporti mes meshkujve dhe femrave duket i baraspeshuar pothuajse kudo në botë – me një prirje të lehtë që femrat të jenë më të shumta, sidomos për shkak të jetëgjatësisë më të madhe të tyre, por edhe për faktorë të tjerë i puna me koeficonet më të veshtirë e meshkujve, luftërat, apo ndoshta edhe natyra e pakujdeshshme që ata e kanë ndoshta në gjenez1ë.
Por përveç këtyre fakteve që ndikojnë, ka disa vende ku balanca prishet dukshëm dhe meshkujt dominojnë në mënyrë ekstreme.
Ky fenomen nuk lidhet vetëm me natyrën biologjike të lindjeve, por sidomos me faktorë socialë dhe ekonomikë:
-
Migracioni i përkohshëm për punë, sidomos në vendet e pasura të Gjirit, ku miliona meshkuj shkojnë për punë ndërtimi dhe shërbimesh.
-
Politikat demografike dhe preferencat kulturore, që në disa shoqëri kanë nxitur lindjen e djemve.
-
Raste unike, si ai i Vatikanit, ku popullsia është e vogël dhe e përbërë pothuajse ekskluzivisht nga meshkuj për arsye fetare dhe institucionale.
Këto dallime krijojnë tablo interesante mbi mënyrën sesi shoqëritë formësohen dhe sesi lëvizjet e popullsisë ndikojnë në ekuilibrin gjinor global.
Më poshtë renditet Top 10 vendet me raportin më të lartë meshkuj/femra në vitin 2025, ku përfshihet edhe Vatikani si rast special.
Renditja
-
Vatikan City – ~1720 meshkuj për 100 femra (rast unik, popullsi e vogël, pothuajse të gjithë meshkuj, e përbërë nga klerikë dhe Garda Zvicerane)
-
Qatar – 246/100 (migracion masiv për ndërtim dhe shërbime)
-
United Arab Emirates – 176/100
-
Oman – 166/100
-
Bahrain – 163/100
-
Maldives – 161/100
-
Kuwait – 157/100
-
Saudi Arabia – 153/100
-
Seychelles – 123/100
-
Armenia – ~112/100 (raport më i lartë se mesatarja globale, ndikuar nga emigracioni i femrave dhe nataliteti)
Çfarë ndikon në këto diferenca?
-
Migracioni për punë – sidomos në Lindjen e Mesme, miliona punëtorë meshkuj rrisin numrat.
-
Struktura shoqërore – në disa vende, lindjet e djemve janë më të preferuara.
-
Raste unike – si Vatikani, ku banorët janë kryesisht meshkuj për arsye fetare dhe administrative.




0 Comments