breaking news New

Sllovakia miraton me ligj amandamentet: Ekzistojnë vetëm dy Gjini!

Parlamenti i Sllovakisë ka miratuar një ligj të ri që përcakton zyrtarisht se ekzistojnë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër. Vendimi u shoqërua me debate të nxehta, por në fund shumica parlamentare e konsideroi të nevojshme “qartësimin ligjor” të këtij koncepti.

Amandamentet e miratuara prekin dokumentet zyrtare dhe regjistrat civilë, duke i dhënë fund çdo pasigurie juridike mbi mënyrën se si regjistrohet identiteti gjinor. Sipas mbështetësve të ligjit, ky hap synon të shmangë “keqinterpretimet” dhe të harmonizojë legjislacionin me atë që ata e konsiderojnë si realitet biologjik.

Ky vendim ka gjasa të ndezë edhe më shumë debatet brenda Bashkimit Europian, ku disa vende janë më liberale në çështjet e identitetit gjinor, ndërsa të tjera ndjekin linjën më konservatore.

Ndërkohë, në Shqipëri debati mbi këtë temë duket se mbetet i turbullt. Qeveria shqiptare ende nuk ka arritur të artikulojë qartë se sa gjini “ka vendi ynë zyrtarisht”: dy, tre apo më shumë? Ironikisht, ne vazhdojmë të humbasim në diskutime abstrakte, ndërsa vende të tjera marrin vendime të qarta, për mirë a për keq.

Në një kohë kur BE flet për standardizim, të drejta dhe politika të unifikuara, Shqipëria duket ende e pasigurt – njëlloj si tek shumica e çështjeve ku duam të jemi “pjesë e Europës”, por shpesh nuk arrijmë të biem dakord as me vetveten.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register