Fajkonjtë në vendet Arabe udhëtojnë me pasaportë!

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasaporta nuk janë vetëm për njerëzit. Madje, edhe fajkonjtë duhet të kenë një të tillë nëse duan të fluturojnë me avion. Kjo praktikë nuk është thjesht një simbol statusi për pronarët e pasur të shpendëve, por një mënyrë për të frenuar kontrabandën e fajkonjve.
Fajkonjtë e trajnuar janë jashtëzakonisht të çmuar. Jer Falcon apo Islandic Falcon konsiderohen si “të përsosur dhe gjenetikisht të pastër”, dhe çmimi i tyre mund të arrijë deri në 1 milion dollarë për shpend. Këto shuma kolosale kanë nxitur një treg të zi, ku fajkoni Saker nga Mongolia arrin një vlerë të jashtëzakonshme prej 4 milionë dollarësh. Madje kontrabandistët nuk ndalen vetëm te shpendët e rritur, por edhe te vezët e tyre.
Falconaria, sporti i gjuetisë me grabitqarë të trajnuar, ka qenë pjesë e kulturës beduine në Lindjen e Mesme për shekuj. Por me rënien e popullatës së këtyre shpendëve në mbarë botën, tradita është shndërruar sot në një pasion të të pasurve, duke rritur rrezikun për zhdukjen e disa specieve të rralla.
Çfarë përmban pasaporta e një skifteri?
Kjo pasaportë ekskluzive përmban:
-
Identitetin e skifteri
-
Origjinën e tij (vendlindja dhe raca)
-
Pronarin ligjor
-
Historikun e udhëtimeve ndërkombëtare
Ajo është një mjet ligjor për të parandaluar tregtinë ilegale të shpendëve të rrallë, por edhe për të garantuar që trajtimi i tyre gjatë udhëtimeve ndërkombëtare bëhet në përputhje me rregullat.
Udhëtim… në kabinë dhe me trajtim VIP
Disa linja ajrore – përfshirë Etihad dhe Qatar Airways – jo vetëm që i lejojnë skifterët të udhëtojnë me avion, por edhe brenda kabinës së pasagjerëve. Në disa raste, ata marrin ulëse të veçanta dhe trajtim të veçantë, krahasuar me një pasagjer VIP.
Një realitet i rrallë, por i vërtetë
Ndërsa shumë njerëz nuk kanë mundësi të udhëtojnë dot jashtë vendit, në UAE skifterët udhëtojnë me pasaportë të personalizuar, me fluturime ndërkombëtare, dhe me rregullore të mirëfillta kufitare.
Kjo është një nga ato histori që ndoshta duken si trillim… por janë 100% të vërteta.





0 Comments