breaking news New

Genghis Khan – Kasapi që vrau më shumë se Stalini dhe Hitleri së bashku

Kur mendojmë për genocidet dhe krimet më të mëdha në historinë e njerëzimit, zakonisht na shkon mendja te Adolf Hitleri dhe Joseph Stalini. Por shekujt më parë, një tjetër figurë e errët kishte lënë pas një gjurmë gjaku të pakrahasueshme: Genghis Khan.

Sipas historianëve, ushtritë mongole të drejtuara prej tij shkaktuan vdekjen e rreth 40 milionë njerëzve – një shifër e frikshme, e tejkaluar vetëm nga vdekjet totale të Luftës së Dytë Botërore. Dhe ky masakër ndodhi në një kohë kur popullsia botërore ishte shumë më e vogël se në shek. XX.

Shkatërrimi në shkallë biblike

Burimet e lashta përshkruajnë pushtimet mongole si një apokalips mbi Tokë. Historiani iranian Rashid al-Din (1247–1318) shkruante se vetëm në qytetin e Merv u vranë mbi 700,000 njerëz, ndërsa në Nishapur u therën më shumë se 1,000,000.

Në Persi, pasojat ishin katastrofike: popullsia ra nga rreth 2,5 milionë në vetëm 250,000 për shkak të masakrave dhe urisë që pasoi.
Edhe në Europë, pasojat ishin po aq shkatërruese – rreth gjysma e popullsisë së Kievit Rus (Ukraina e sotme) u zhduk gjatë pushtimit mongol.

Krahasimi me diktatorët e shekullit XX

  • Adolf Hitleri (1933–1945) është përgjegjës për vdekjen e mbi 17 milionë njerëzve, përfshirë 6 milion hebrenj në Holokaust, miliona civilë polakë, sovjetikë dhe grupe të tjera etnike. Lufta e Dytë Botërore, që u ndez nga agresioni i tij, shkaktoi gjithsej mbi 70–85 milionë viktima (rreth 3-4% e popullsisë botërore të kohës).

  • Joseph Stalini (1924–1953) mban përgjegjësi për mbi 20 milionë vdekje, përfshirë ekzekutimet politike, kampet e punës (Gulag), dhe urinë e organizuar si ajo e Holodomorit në Ukrainë.

Pra, të dy diktatorët së bashku – edhe pse shkatërruan kontinente të tëra – nuk arrijnë shifrën makabre të vetme të Genghis Khan.

Një “tsunami” demografik

Ndikimi i pushtimeve mongole ishte aq masiv, sa historianët e përshkruajnë si një “cunam demografik”. Në fillim të shek. XIII, popullsia botërore llogaritej rreth 400 milionë banorë. Vrasja e 40 milionëve do të thoshte zhdukja e rreth 10% të njerëzimit – një shifër e paimagjinueshme.

Ndërsa Hitleri dhe Stalini shkatërruan epokat moderne me miliona viktima, Genghis Khan dhe pasardhësit e tij arritën të bënin të njëjtën gjë në një botë shumë më të vogël, duke ndryshuar përgjithmonë gjeografinë, etnitë dhe historinë e rajoneve të mëdha të Azisë dhe Evropës Lindore.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register