breaking news New

Incident i pazakontë në TOB: Soprano Eva Golemi rrëzohet në skenë, pëson frakturë të legenit

Një incident i pazakontë ndodhi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë gjatë shfaqjes së operës “Traviata”.

Sopranoja e njohur Eva Golemi u rrëzua në fund të aktit, në një moment dramatik të shfaqjes, pasi partneri i saj tenor nuk arriti ta mbante sipas kërkesës së regjisurës. Ngjarja u pasua me tronditje të madhe në sallë, ndërsa artistja mbeti e shtrirë në skenë për disa çaste.

Burime pranë institucionit konfirmojnë se Golemi ka pësuar një frakturë të legenit, duke e bërë incidentin edhe më serioz. Ende nuk dihet se si do të ndikojë kjo në vazhdimësinë e shfaqjeve dhe në rikuperimin e artistes.

Publiku, i cili fillimisht mendoi se ishte pjesë e lojës skenike, u përball me realitetin vetëm kur artistët ndaluan interpretimin. Shumë prej tyre shprehën shqetësim në rrjete sociale, duke ngritur pyetje mbi masat e sigurisë për artistët gjatë skenave të vështira fizike.

Ngjarja e së dielës mbetet një moment i dhimbshëm për artdashësit dhe për Teatrin e Operas, ndërsa sopranoja Golemi pritet të qëndrojë jashtë skenës për një periudhë kohe deri në rikuperimin e plotë.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register