breaking news New

Porositi një televizor në Amazon, i erdhi një pushkë luftarake!

Kur Seth Horvitz nga Washington D.C. vendosi të porosiste një televizor LCD 39 inç të markës Westinghouse në Amazon, për rreth 320 dollarë, ai me siguri nuk priste që në derë t’i trokiste një… armë gjysmë automatike.

“Kur hapa kutinë dhe pashë disa pjesë metalike, mendova: Ndoshta është mbajtësja e televizorit ose ndonjë aksesor tjetër. Por kur kuptova që ishte një pushkë sulmi, u trondita keq,” – tregoi ai për mediat lokale.

Në vend të ekranit që ëndërronte të përdorte si monitor kompjuteri dhe për të parë filma, Horvitz u gjend përballë një Sig Sauer 716, një armë patrullimi gjysmë automatike me vlerë rreth 1,590 dollarë.

Duke qenë se nuk ishte aspak i apasionuar pas armëve, ai kontaktoi menjëherë policinë, e cila konfiskoi kutinë dhe e informoi se arma ishte e paligjshme në Distriktin e Kolumbisë. “Më dhanë një numër raporti dhe më thanë: Shpresoj të marrësh televizorin ose të paktën të kthejnë paratë,” kujtoi ai me humor të hidhur.

Hetimi çoi tek një dërgues krejt tjetër: kompania online Gunbuyer.com, që kishte nisur pakon për një dyqan armësh në Pensilvani. Pronari i dyqanit, Jason Sidney, tha i habitur për Wired: “Incidenti më hutoi edhe mua. Nëse do të më kishin dërguar gabimisht një TV në vend të armës, do të ishte gjysma e së keqes,” – u shpreh ai duke qeshur.

Ndërkohë, Seth Horvitz mbetet ende pa televizorin e tij. “Doja vetëm diçka të mirë si monitor dhe për të parë filma,” thotë ai, “por përfundova në titujt e lajmeve.”

Një histori që tregon se blerjet online mund të sjellin surpriza… por ndoshta jo gjithmonë ato që prisni!

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register