breaking news New

Studimi: Rritja e vajzave kushton më shumë se ajo e djemve

Një studim i kryer nga Sainsbury Bank në Britani ka zbuluar se prindërit shpenzojnë ndjeshëm më shumë për vajzat sesa për djemtë.

Sipas të dhënave, nga lindja deri në moshën 5-vjeçare, prindërit e vajzave shpenzojnë mesatarisht rreth 400 dollarë më shumë në vit. Diferenca pothuajse dyfishohet gjatë periudhës së adoleshencës, kur nevojat dhe preferencat e fëmijëve rriten.

Ku shkojnë më shumë para?

Faktori kryesor është veshmbathja. Rrobat e vajzave janë shpesh më të shtrenjta, ndërsa me kalimin e kohës shumë prej tyre zhvillojnë preferenca të veçanta për aksesorë si këpucë, çanta dhe bizhuteri.

Nga ana tjetër, shpenzimet për ushqim, aktivitete dhe transport mbeten të ngjashme mes djemve dhe vajzave, sipas një studimi tjetër të publikuar nga Money Tips. Ky raport konfirmon diferencat, por në një masë më të vogël.

Një lehtësim i papritur

Një detaj interesant që nxori sondazhi është se rritja e më shumë se një fëmije mund të ulë kostot, falë përdorimit të rrobave apo pajisjeve të dorës së dytë. Kjo praktikë i ndihmon prindërit të balancojnë disi diferencat e shpenzimeve mes gjinive.

Debat i hapur

Ndërsa shifrat tregojnë një trend të qartë, disa ekspertë nënvizojnë se diferencat ekonomike nuk lidhen vetëm me gjininë, por edhe me zgjedhjet dhe pritshmëritë shoqërore për vajzat dhe djemtë.

Rritja e fëmijëve mbetet një sfidë financiare për çdo familje – por sipas statistikave, prindërit e vajzave duhet të përgatiten për një faturë pak më të kripur.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register